Kosovarja e parë që do të performojë në Operën e Tokyos
Marigona Qerkezi, ka shkelur shumë skena anembanë botës, por ajo po vazhdon të marrë role të mëdha dhe të prekë skena shumë të njohura botërore.
Fituese e shumë çmimeve e garuese në çmimet më të njohur botërore, si “Operalia” dhe një interpretuese e shkëlqyer, është kjo sopranoja e njohur kosovare e cila me zërin e saj të fuqishëm dhe paraqitjet dinjitoze është duke mahnitur botën.

Kësaj radhe ajo do të ketë një debutim të dyfishtë në Tokyo-Japoni.
Në Tokyo do të jepen gjithsej pesë shfaqje, e në të gjitha këto shfaqje sopranoja kosovare do të performojë në rolin e Donna Anna-s. Madje Qerkezi ka treguar se për njërën nga këto shfaqje janë shitur të gjitha biletat.
Qerkezi së fundi ka vizituar edhe Kosovën, po ajo nuk mungon në vendin e saj edhe kur është fjala për koncerte e pjesëmarrje në festivale të ndryshme ku pritja e publikut për të është gjithmonë e mrekullueshme./Indeksonline/
