23:40 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kosovarja nuk ia del, Holanda kundër SHBA-së në finale

Holanda për herë të parë në histori ka kaluar në finale të Kupës së Botës për femra që po zhvillohet në Francë.

në gjysmëfinale tulipanët mposhtën Suedinë me rezultat minimal 1-0, shkruan Indeksonline.

Ndeshja e rregullt përfundoi pa gola, derisa rezultati u zhbllokua në minutën e 99-të me golin e Jackie Groenen.

Kosovare Asllani edhe për kundër paraqitjes së mirë në këtë ndeshje nuk arriti të siguroj finalen.

Holanda në ndeshjen finale do të ketë përballë SHBA-të që mbrëmë mposhtën Anglinë. Finalja do të luhet të dielën nga ora 17:00. /IndeksOnline/