21:34 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kosovarja po na bënë krenarë, nominohet për “Topin e Artë”

Futbollistja Kosovare Asllani është nominuar nga “France Football” për çmimin “Ballon d’or”.

30 vjeçarja që luan për Suedinë, këtë vit morri pjesë në kampionatin botëror që u mbajtë në Francë, trasnmeton Indeksonline.

Suedia humbi në gjysmëfinale, por rrëmbeu medaljen e bronztë duke mposhtur Anglinë për vendin e 3-të.

Asllani shënoi 3 gola në këtë turne.

Në afatin kalimtar të verës futbollistja shqiptare u transferua në Spanjë, ku po luan me sukses te skuadra Tacon. /Indeksonline/