21:25 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Kosovarja, Vlora Braha, ish basketbolliste e KB Trepçës nominohet në FIBA EuroBasket 2025 Qualifiers

Vlora Braha është nominuar si ndihmëse e Delegatit Teknik në ndeshjen Italia-Turqia, e vlershme për FIBA EuroBasket 2025 Qualifiers.

Ky është nominimi i parë të cilin Federata e Basketbollit e Kosovës e pranon në këtë kompeticion.

Braha paraprakisht ka përfunduar me sukses të gjitha testet, si dhe ka ndjekur Punëtoritë që janë zhvilluar nga FIBA.

“Kjo është dëshmi që, FBK është e vendosur në masivizimin e grave në basketboll. Delegimi i ish-basketbollistes së njohur në Kualifikimet e FIBA EuroBasket 2025 është e arritur shumë e madhe për vetë Brahën, por edhe për FBK-në, si dhe për gratë në përgjithësi” ka shkruar FBK, përcjell Jepi zë

Për këtë ka folur edhe Braha, e cila është shprehur se, krahas ndjenjës së mirë është edhe përgjegjësi:

“Ndjenjë shumë e mirë që jam deleguar, por krahas kësaj e ndjej përgjegjësinë për përfaqësim dinjitoz të FBK-së dhe timin. Shpresojmë se, ky është vetëm fillimi për mua si delegate, ku me punë dhe përkushtim do të arrijmë edhe më shumë suksese. Shpresoj se numri i Delegateve Teknik nga Kosova të rritet edhe më shumë”, u shpreh Braha.