18:03 / E Premte, 07 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kosovë-Azerbejxhan, 0-0

(I plotësuar) – Ka përfunduar ndeshja mes Azerbejxhanit dhe Kosovës me rezultat të barabartë 0:0, e vlefshme për Ligën e Kombëve.


(I plotësuar) – Kosova për pak të pesoi gol. Vendasit pranë golit në dy raste në fundin e ndeshjes.


(I plotësuar) – Idriz Voca futet në lojë në vend të Arbër Zenelit. Kosova tashmë i ka kryer të tre zëvëndësimet.


(I plotësuar) – Edhe 15 minuta deri në përfundim të ndeshjes, mbetet ndeshje pa gola.


(E plotësuar)- Edhe një zëvëndësim te Kosova. Donis Avdiaj futet në lojë në vend të Bersant Celinës.

…………………………………

(E plotësuar)- Minut Rashica është inkuadruar në lojë në minutën e 63-të, duke zëvëndësuar Edon Zhegrovën.

…………………………………………..

(I plotësuar) –  Ka filluar pjesa e dytë në Azerbajxhan. Iniciativë e vendaseve në fillim të pjesës së dytë.


(I plotësuar) -Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Azerbejxhan-Kosovë.

Përfaqësuesja jonë ka zhvilluar 45 minuta të sigurta duke mos i dhënë asnjë shans vendasve.

Në fund të pjesës së parë, Kosova pati dy raste me anë të Celinës e Muriqit, por që nuk u konkretizuan.

…………………………………….

(I plotësuar) -Pas 20 minutash lojë rezultati mbetet i barabartë, pa gola.

Ndeshja është e barabartë, pa shanse, ndër Kosova kishte tre kornerë.


Ka filluar ndeshja në Baku mes Kosovës dhe Azerbejxhanit.

Kjo është ndeshja e parë në Ligën e Kombeve për Kosovën ku synon të jetë lidere e grupit.

Indeksonline do të iu sjellë kohë pas kohe momentet më të rëndësishme nga kjo përballje./Indeksonline/