14:02 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Një delegacion i lartë i policisë çeke po e viziton Kosovën

Një delegacion i lartë i Policisë së Republikës së Çekisë po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Policinë e Kosovës, përkatësisht në Departamentin e Kufirit si edhe në disa dikastere të MPB-së.

Kjo vizitë filloi me pritjen zyrtare të realizuar sot në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së ku zëvendësdrejtori i përgjithshëm për operativë, Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga zyrtarë të Departamentit të kufirit, pritën zyrtarët nga Republika e Çekisë, me të cilët diskutuan për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Ndër të tjera u diskutua edhe rreth programit “Bashkëpunimi për zhvillimin e sigurisë” si dhe për projekte të tjera që janë me interes të përbashkët policor. Takime dhe vizita të delegacionit, do të realizohen edhe në dikastere në MPB, në aeroport, pika kufitare dhe lokacione të tjera që janë paraparë si pjesë e vizitës.