75 Mall Live Search
18:49 / E Diele, 28 Mars 2021 / AR

Kosovë, ky ishte muaji më i nxehtë i vitit 2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka nxjerrë publikimin “Disa Fakte mbi Mjedisin” për vitin 2019-2020, shkruan Indeksonline.

Sipas këtij publikimi, në vitin 2020 temperatura maksimale ka qenë në korrik 28.9° C, ndërsa temperatura më e ulët ka qenë në janar -4.5° C.

Në vitin 2019 numri më i madh i ditëve më të reshura ishte në prill, 19 ditë, ndërsa në vitin 2020 ka qenë në muajin qershor, 16 ditë.

Publikimi “Disa Fakte mbi Mjedisin” synon të kontribuojë në krijimin e një informacioni të qëndrueshëm mbi gjendjen e mjedisit në Kosovë.

Ditëve të fundit në Kosovë pati reshje shiu dhe bore, teksa moti i nxehtë pritet të kthehet nga dita e hënë./Indeksonline/