Kosovë përgatiti qirinjët për Vitin e Ri!
Qytetarët e Shtimës për IndeksOnline kanë raportuar se tash e dy orë nuk kanë energji elektrike, shkruan IndeksOnline.
Gjendje e njejtë është edhe në qytetin e Podujevës.
Reduktime të ashpërta ka pasur edhe në Lipjan gjatë ditës.
Edhe Klina nuk i ka ikur këtyre reduktimeve, sipas raportimeve të qytetarëve, aty nuk ka rrymë që nga ora 16:00-të.
Edhe Prizreni e Suhareka kanë mbetur në gjendje të njejtë, pa energji elektrike.
Por edhe prishtinasit janë ankuar se që nga ora 15:00 iu është ndalur rryma cdo pesë minuta në Lagjen Mati 1./IndeksOnline