Kosovë, po vjen edhe një djalë i joti, po vjen Elvisi i Bundesligës
Kosova gjatë muajit qershor do të zhvilloj dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.
Dardanët do të jenë mysafir të Malit të Zi në Podgoricë dhe udhëtojnë në Sofje për tu ndeshur me Bullgarinë.
Edhe pse në këto dy ndeshje nuk do të jetë i gatshëm, një futbollist i çmuar është nisur drejtë Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ylli i Wolfsburg, Elvis Rexhbecaj ka publikuar një fotografi në aeroport ku destinacioni i tij është Kosova.
Mesfushori 21 vjeçar pritet të jetë pjesë e skuadrës së Challandes në ndeshjet e ardhshme.
Ai gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 28 ndeshje me skuadrën e parë të Wolfsburg ku ka shënuar dy gola. /IndeksOnline/
