Kosovë: Presidenti i klubit të Superligës i premton kafe futbollistit nëse shënon gol ndaj Llapit
Ballkani e ka nisur mjaft mirë edicionin e ri në Superligë, duke marrë 4 pikë nga 2 ndeshjet e para.
Fitorja ndaj Feronikelit në javën e fundit e ka ngritur edhe më tepër motivin te drejtuesit dhe futbollistët e kësaj skuadre.
Të shtunën e ardhshme Ballkanin e pret një sfidë tjetër e vështirë, kundër Llapit në Podujevë, shkruan Indeksonline.
Presidenti, Arsim Kabashi i ka premtuar futbollistit Blend Baftiu kafe nëse shënon gol kundër Llapit.
“Dorën po ta jap se ta qes një caffe, vec një gol me shënu në Llap” shkruan në Kabashi në Facebook. /Indeksonline/
