75 Mall Live Search
18:49 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Kosovë – Slloveni, përfundon pjesa e parë me këtë rezultat

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian të femrave në mes të Kosovës dhe Sllovenisë.

Pas 45 minutash, vajzat sllovene janë në epërsi me rezultat 2-0, shkruan Indeksonline.

Golat për Slloveninë i shënuan Begic në minutën e 14-të dhe Predanic në minutën e 37-të.

Rastin më të mirë për Kosovën e ka pasur Modesta Uka, ku nga gjuajtja e lirë ishte shumë afër të shënonte. /IndeksOnline/