75 Mall Live Search
21:34 / E Martë, 18 Nëntor 2025 / MSH1

Kosovë-Zvicër/ Përfundon pa gola pjesa e parë

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Zvicër, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kryeqytet.

Të dy kombëtaret patën mundësinë të krijojnë raste, megjithatë ndeshja u zhvillua me një tempo stabile, pa ndonjë rast të madh, shkruan IndeksOnline.

Kosova pati dy raste të mira me Veldin Hoxhën dhe Mërgim Vojvodën, por topi përfundoi në duart e portierit Kobel. Një goditje të mirë e bëri edhe Fisnik Asllani, nga jashtë 16-shi, por topi përfundoi jashtë.

Nga ana tjetër, Zvicra, ndonëse pati posedim më të madh të topit, nuk e rrezikoi edhe aq shumë portën e Aro Muricit.

Kosova u penalizua herët me karton, me kapitenin Amir Rrahmani që u “zverdh” që në minutën e 10-të.

Befasia e kësaj mbrëmjeje ishin vërshëllimat karshi Granit Xhakës, të bëra nga tifozët “Dardanë”.

Mbetet të shihet se si do të shkojë pjesa e dytë./IndeksOnline/