Kosovës i rritet ndjeshëm vlera
Paraqitjet fantastike të Kosovës si në Ligën e Kombeve ashtu edhe në kualifikimet për Kampionat Evropian kanë bërë që vlera e Kombëtares të rritet ndjeshëm
Tashti, vlera e Kosovës sipas sajtit Transfermarkt është 85.580.000 euro, pa llogaritur Vedat Muriqin.
Muriqi vlerësohet me 8 milionë momentalisht dhe nëse e shtojmë këtë, i bie që Kombëtarja e Kosovës të ketë vlerë mbi 93 milionë, 93.580.000 saktësisht, shkruan Indeksonline.
“Dardanët” në mars do të luajnë ndeshjet në Ligë të Kombeve, të vlefshme për kualifikim në Kampionat Evropian./Indeksonline/