75 Mall Live Search
14:22 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kosovës i shtohet edhe një klub futbolli: “FC ILLYRIA UNITED” vjen me një projekt ambicioz

Sot është themeluar klubi i futbollit “FC ILLYRIA UNITED”.

Kosovës që nga sot i është shtuar edhe një klub i futbollit, i cili vjen nga Podujeva dhe themeluesit kanë ambicie të mëdha për të ardhmen.

Klubi që është themeluar ka një emër të veçantë, “FC ILLYRIA UNITED”.

Ky klub do të udhëhiqet nga trajneri i njohur kosovar, Besim Ajvazi.

Më poshtë e keni njoftimin e dhënë në rrjetet sociale për hapjen e këtij klubi:

Zyrtare :

Ne kemi filluar një projekt te ri, themelimin e klubit “FC ILLYRIA UNITED”,
i cili do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë te rinjte qe kanë pasion Futbollin.

Nga sezoni 2020-2021 do të jemi pjesë e garave zyrtare me te gjitha kategoritë e shkollës se futbollit, juniorëve dhe seniorëve.

Jemi duke punuar me intensitet të lartë në konsoludimin të klubit, konform objektivave që ia kemi caktuar vetes.

Gjithashtu, sot zyrtarizuam si trajner te ekipit të parë trajnerin e mirënjohur dhe shumë të respektuar në futbollin kosovar, Besim Ajvazi, i cili ka një bagazh të madh në fushën e futbollit kosovar.

Në ditët në vijimë do të bëhet testimi dhe përzgjedhja e lojtarëve për ekipin e parë dhe të juniorëve u19.

Selektimi dhe përzgjedhja e lojtarëve do të bëhet nga trajneri Besim Ajvazi dhe Dardan Kosumi.

“Fc Illyria United”