75 Mall Live Search
10:45 / E Martë, 09 Prill 2019 / indeksADMonline

Kosovës mund t’i prish punë miqësorja me Gjibraltarin

Ndeshjen e parë miqësore në vitin 2019, Kosova e zhvilloi në Prishtinë kundër Danimarkës, ku barazoi 2-2.

Ndërsa ndeshja e dytë miqësore është caktuar më 10 tetor në udhëtim te Gjibraltari, vetëm 4 ditë para ndeshjes kualifikuese me Malin e Zi që zhvillohet në Prishtinë.

Trajneri Bernard Challandes do të dëshironte që kjo sfidë të luhej në Prishtinë, për shkak të udhëtimit të gjatë dhe lodhjes që mund ta pësoi ekipi në fazën vendimtare të kualifikimeve, shkruan Indeksonline.

Megjithatë kjo ndeshje është caktim i detyruar nga UEFA. Kujtojmë që “Dardanët” janë në seri prej 12 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat, me 8 fitore dhe 4 barazime.

Ndërsa në kualifikime për kampionatin evropian, barazoi 1-1 me Bullgarinë në ndeshjen e parë.

Indeksonline/