08:08 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Kosovo Remember”, zbulohet pllaka përkujtimore kushtuar viktimave të 11 shtatorit

Prej sot në oborrin e Qeverisë së Kosovës do të jetë edhe pllaka përkujtimore në nderim të rreth 3 mijë viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011 në SHBA.

Në këtë pllakë shkruhet “Kosovo Remember” ose në shqip “Kosova Kujton” në katër faqet e saj ku shkruhen edhe ndërtesat të cilat janë sulmuar.

Ky obelsik është zbuluar nga Ambasadori amerikan Philip Kosnett dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara por edhe mbarë bota përkujtojnë sot 18-vjetorin e sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit 2001.