75 Mall Live Search
12:16 / E Premte, 08 Gusht 2025 / mp

KOSTT ndanë 400 mijë euro për sigurimin shëndetësor të punëtorëve

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut ( KOSTT), ka nënshkruar një kontratë me kompaninë e sigurimeve “Eurosig”, duke mundësuar që 364 punonjës të këtij institucioni të përfitojnë sigurime shëndetësore dhe aksidentale, shkruan Indeksonline.

 Kontrata, e nënshkruar me vlerën prej 391,809 eurosh dhe do të hyjë në fuqi, më 30 shtator 2025 dhe do të zgjasë deri më 29 shtator 2028.

Përfitimet për punonjësit përfshijnë mbulimin e plotë të sigurimit shëndetësor dhe atij aksidental, përfshirë:

 Kompensimin në rast paaftësie për punë si pasojë e ndonjë aksidenti gjatë apo jashtë orarit të punës, përgjatë 24-orëve.

Kompensimin për familjarët në rast të vdekjes së punonjësit për shkak të aksidentit, përpara arritjes së moshës së pensionimit (65 vjeç).

 Mbulimin 100% ose 80% të disa shërbimeve shëndetësore, sipas kushteve të kontratës.

Në procesin e tenderimit kishin marrë pjesë pesë kompani të sigurimeve, ndërsa oferta më e ulët ishte shpërblyer me kontratë./Indeksonline/