75 Mall Live Search
21:14 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Kosta Rika dhe Meksika zbulojnë listat e futbollistëve për Kupën e Botës (Foto)

Kupa e Botës po afron, dhe shumica e shteteve pjesëmarrëse janë duke i publikuar emrat e futbollistëve.

Kombëtarja e Kosta Rikës dhe Meksikës kanë publikuar listën e futbollistëve për Kampionatin Botëror, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Kosta Rikës, Oscar Ramirez ka zbuluar emrat e 23 futbollistëve për ndeshjet ndaj, Serbisë, Brazilit dhe Zvicrës.

Në anën tjetër, trajneri i Meksikës, Juan Carlos Oscrio ka publikuar vetëm listën preliminare, kurse pas disa dite merr vendimin për 23-futbollistët.

Meksika në botëror luan ndaj Gjermanisë, Koresë së Jugut dhe Suedisë./IndeksOnline/