75 Mall Live Search
23:23 / E Shtunë, 11 Tetor 2025 / G T

Kostiq i Serbisë: Humbja më e vështirë në karrierën time!

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitore të madhe ndaj Serbisë me rezultatin minimal 0:1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikime për Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi sulmuesi Rey Manaj në minutën e fundit të pjesës së parë, shkruan Indeksonline

Filip Kostiq u paraqit në intervistë në mediat në Serbi.

Ai tha se kjo ishte humbja më e vështirë në karrierën e tij.

“Humbja më e vështirë në karrierën time. Thamë gjithçka çka kishim në dhomën e zhveshjes. Fusha është fushë, si për ne, si për ata. Topi nuk donte të shkonte në rrjetë, ata patën një rast dhe shënuan”, u shpreh Kostiq

Kujtojmë që me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 11 pikëve./Indeksonline/