11:23 / E Enjte, 29 Shtator 2022 / AR

Kostoja e jetesës në Spanjë tejkalon mundësitë e qytetarëve

Kur 32-vjeçarja venezueliane Daniela Sazario mbërriti në Spanjë nëntë muaj më parë me bashkëshortin dhe foshnjën 7-muajshe, 100 Euro mjaftonin për të blerë ushqime.

Por tani me rritjen e çmimeve familja e saj nuk ia del dot të mbyllë muajin. Në këto kushte ajo i drejtohet një organizatë jofitimprurëse për të marrë ushqim.

“Kam tre muaj që vij në këtë shoqatë dhe na ka ndihmuar shume sepse që kur kemi ardhur këtu nuk kemi blerë më perime as fruta dhe madje aq qumësht për fëmijën. Nuk ia dalim dot, bashkëshorti ka një punë, por e paguajnë shumë pak, nuk mjafton për asgjë, i jemi shumë mirënjohës kësaj shoqate që na ka hapur dyert dhe na ka ndihmuar”, ka thënë Daniela Sazario.

Kështu si kjo grua ka qindra të tjerë që qëndrojnë në radhë në këto shoqata në të gjithë Spanjën për të marrë ushqim por edhe këto organizata po përpiqen të grumbullohen donacione sepse donatorët nuk po kontribuojnë si më parë. Rënia e donacioneve është mjaft problematike kur kërkesa për ushqim është në rritje.

Në fillim të këtij muaji, ministri i punës i  në Spanjë -zyrtari më i lartë i qeverisë nga partneri i vogël i koalicionit të majtë, Unidas Podemos – u përpoq pa sukses të bindte zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve të ofronin një shportë me disa  produkte  që do të kishin çmime të fiksuara deri në Janar.