75 Mall Live Search
07:38 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / MSH1

“Kostoja e Politikës në Kosovë”/ Sot publikohet raporti

Democracy Plus dhe Westminster Foundation for Democracy (WFD) sot bëjnë publikimin e raportit “Kostoja e Politikës në Kosovë”.

Ky studim analizon shpenzimet e kandidatëve për deputetë gjatë zgjedhjeve nacionale të vitit 2025 dhe ndikimin e tyre në konkurrencën politike, barazinë e mundësive dhe integritetin zgjedhor.

Prezantimi i raportit do të bëhet nga Albert Krasniqi, Drejtor i Programeve, Democracy Plus (D+).

Të ftuar për diskutim në panel janë: Graeme Ramshaw, drejtor për Cilësinë dhe Inovacionin, WFD, Valdete Daka, ish-kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Besnik Tahiri, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës.