75 Mall Live Search
08:37 / E Premte, 07 Tetor 2022 / B O

KOSTT-i zgjedhë kryeshefin e ri, ky është emri

Operatori iSistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT), është bërë me kryeshef të ri.

Evetar Zeqiri ka marrë besimin e bordit për të drejtuar këtë institucion të rëndësishëm të vendit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Zeqiri ka marrë të gjashtë votat e bordit në mbledhjes që është mbajtur pasditën e djeshme.

Kryeshefi i ri do të ketë mandat të ri 4 vjeçar në KOSTT.

Zeqiri ka kualifikim “bachelor” në Menaxhment Informatik në Universitetin e Prishtinës, si dhe një diplomë “master” në Administratë Biznesi në Universitetin e Sheffieldit./Indeksonline/