15:53 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

KOSTT njofton për disa intervenime në largpërçues

KOSTT ka njoftuar qytetarët se me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë, nesër me datë 19 qershor 2020 (E Premte), nga ora 07:00 deri në 07:30 do të shkyçet largpërçuesi 110 kV L108 që lidhë Nënstacionin Kosova A me Nënstacionin (NS) Vushtrria 2. Shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar largimin e një qeseje najlloni të varur në përçuesit fazor dhe izolatorin e largpërçuesit.

Gjatë kësaj kohe, bëhet e ditur tutje  qytetarët/institucionet që furnizohen nga NS 110/10kV Vushtrria 2 dhe NS 110/35 kV Trepça do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (redukimi i parashikuar 14MË).

“Intervenimi në fjalë, do të ndikoj në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës”, thekson komunikata.