21:04 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / OSH

KOSTT thotë se problemi me energji elektrike është sanuar, por paralajmëron reduktime

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT, ka bërë të ditur se për shkak të prishjes në kabllot e tensionit 10kV në Transformatorin T3 në Nënstacionin Prishtina 2, konsumatorët e furnizuar nga ky nënstacion kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike.

“Ekipet e KOSTT dhe KEDS kanë arritur që ta eliminojnë defektin por për shkak të rritjes së madhe të konsumit mund të ketë reduktim të ngarkesës gjatë pikut deri në 5MW”.

“Në mënyrë që furnizimi të jetë i pandërprerë, kërkojmë mirëkuptim të qytetarëve për shfrytëzim racional të energjisë elektrike derisa sa KOSTT dhe KEDS të bëjnë zgjidhjen e qëndrueshme për furnizim të konsumatorëve me energji elektrike, thuhet në njoftimin e KOSTT.