75 Mall Live Search
14:57 / E Martë, 20 Janar 2026 / OSH

KOSTT vendos për kryeshefin e ri

Trim Tërnava do të jetë kryeshef i ri në KOSTT. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka përfunduar të gjitha procedurat e konkursit ku është vendosur që Trim Tërnava të jetë kryeshef i ri.

Indeksonline ka kontaktuar në mëngjes sekretaren e KOSTT-, Mimoza Byqmetin e cila ka thënë se nuk mund të jap ndonjë info nëse Tërnava është zgjedhur kryeshef i ri.

Megjithatë burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bordi i ndërmarrjes është njoftuar për vendimin e marrë dhe se zyrtarizimi do të ndodhë shumë shpejt.

Tërnava njihet si ekspert i energjisë në vend dhe sipërmarrës i kësaj fushe./Indeksonline/