Kosumi-Berisha: Kosova është mbi të gjithë, Guxo e ktheu guximin në veprim dhe rezultat
Kandidatja për deputete, Triera Kosumi-Berisha, ka deklaruar se interesi i Kosovës duhet të jetë mbi çdo interes personal apo grupor.
“Kosova është mbi të gjithë. Nëse dikush mendon se është mbi Kosovën, është gabim”, ka thënë Kosumi-Berisha.
Kosumi-Berisha ka vlerësuar punën e lëvizjes Guxo dhe reformat e ndërmarra në sektorin e bujqësisë, duke theksuar se ndryshimi i vërtetë vjen përmes veprimit dhe rezultateve konkrete.
Sipas saj, Guxo ka dëshmuar se nuk mjafton vetëm të premtohet ndryshimi, por ai duhet të realizohet në praktikë. Ajo ka veçuar angazhimin e ministrit Faton Peci, duke theksuar se përmes reformave të ndërmarra janë krijuar mundësi më të mira.
“Guxo jo vetëm që ka guxuar, por ka guxuar të veprojë dhe të transformojë. E dinë që bujqësia është transformuar totalisht. Mbi të gjitha Faton Peci për më pak se një vit ka bërë reforma të jashtëzakonshme në Mitrovicë ”, ka deklaruar Kosumi-Berisha.
Kosumi-Berisha shtoi se politika duhet të fokusohet te puna dhe rezultatet, e jo te interesat e ngushta personale apo grupore, duke ritheksuar se interesi i Kosovës duhet të jetë gjithmonë mbi çdo interes tjetër.

