75 Mall Live Search
15:41 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kot që harxhoni fjalë dhe kohë, këto janë shenjat që nuk do t’ua kthejnë kurrë dashurinë

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar një fund të shëmtuar për ju dhe “fiksimin” tuaj të radhës. Nëse besoni te shenjat e horoskopit, atëherë do t’ju interesojë të dini me cilat shenja horoskopi nuk duhet të dilni.

Peshorja (23 Shtator- 22 Tetor)

Mund ta merrni me mend që shenja që duhet të shmangni është Virgjëresha. Keni shije dhe zakone të njëjta dhe në fillim çdo gjë do të shkojë mirë. Por Virgjëresha është vazhdimisht në një mision vetë-përmirësimi. Do të ndiheni të nxitur e të detyruar të bëni gjëra për të cilat nuk jeni dakord, e kjo do ju lodhë. Një arsye tjetër është që ju nuk kurseheni me dhurata për njerëzit që adhuroni, nga ana tjetër, Virgjëresha mendon vetëm për vete.

Akrepi (23 Tetor-21 Nëntor)

Edhe pse magjepseni nga Binjakët, paaftësia e tyre për t’u përkushtuar në lidhje do të nxjerrë anën tuaj më të keqe! Do bëheni xheloz, dyshues, lunatik dhe të fiksuar.

Shigjetari (22 Nëntor- 21 Dhjetor)

Do ishit shokë shumë të mirë me Gaforret por kur vjen puna te lidhjet do ju bëjnë të villni! Janë të ëmbël për të ngjitur, çdo lidhje duan ta kthejnë serioze. Janë aq romantikë sa ende dërgojnë letra dashurie. Kjo është shumë për ta duruar për një Shigjetar.

Bricjapi (22 Dhjetor- 19 Janar)

Te shenjat e horoskopit, ju jeni babai dhe dashi është fëmija nevojtar. Pa përputhshmëria juaj është më e madhe se e të gjithë shenjave të tjera. Dashi do të harxhojë të gjithë pasurinë tuaj ndërkohë që ruan të veten.

Ujori (20 Janar- 18 Shkurt)

Ju e admironi Demin por nuk do ta kuptoni kurrë pse ata kanë nevojë të dëgjojnë “Të dua” gjithë kohës. Përveç kësaj, Demi ka shije shumë të shtrenjta që ju si shenjë humanitare nuk i pranoni dot. Ndërkohë që ata porosisin midhje dhe haviar, ju ato para do të donit t’i shpenzoni për bamirësi.

Peshqit (19 Shkurt- 20 Mars)

Luani në fillim do ju magjepsë me xhentilesën e tij dhe gjestet romantike. Më vonë do kuptoni që dëshironi diçka më të thellë se një Luan që vazhdimisht mburret për veten.