09:25 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Koulibaly iu përgjigjet tifozëve racist të Interit

Tifozët e Interit gjatë gjithë ndeshjes kënduan kore raciste kundrejt mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly në fitoren 1-0 në San Siro.

Tri herë gjatë ndeshjes, stafi i klubit vendas iu dërgoi mesazh zanor tifozëve që të ndalen sulmet raciste kundrejt francezo-senegalezit, shkruan Indeksonline.

Madje trajneri Carlo Anceloti kishte kërkuan nga gjyqtari që të ndërpres ndeshjen dhe të zbrazët stadiumi.

Pas ndeshjes, Kalidou Koulibaly i cili u ndëshkua edhe më të kuq ka bërë një shkrim kundrejt tifozëve të Interit.

“Jam i zhgënjyer nga humbja, por mbi të gjitha në braktisjen e vëllezërve të mi. Por unë jam krenar për ngjyrën e lëkurës sime. Krenar për të qenë francez, senegalez, napolitan: një burrë”, ka shkruar mbrojtësi i Napolit.

Italia ka problem të madh me abuzimet raciste në tribuna, ku më parë janë sulmuar edhe futbollist tjerë si Balotelli, Boateng etj. /IndeksOnline/