75 Mall Live Search
13:21 / E Shtunë, 28 Shkurt 2026 / Gj Sh

Koulibaly kërkon lirimin e tifozëve të Senegalit që u arrestuan në finalen ndaj Marokut

Kapiteni i Senegalit, Kalidou Koulibaly, ka kërkuar lirimin e tifozëvee senegalezë të ndaluar në Marok pas përleshjeve që ndodhën gjatë finales së Kupës së Kombeve të Afrikës 2025 në Rabat.

Disa tifozë të Senegalit, pas përplasjes në fundin e ndeshjes u futen në fushë, e pastaj u arrestuan, ku 18 tifozë u dënuan me burgim dhe gjoba, shkruan IndeksOnline.

Nëntë nga tifozët u dënuan me një vit burg dhe secili prej tyre u detyrua të paguante një gjobë prej 5,000 dirhamësh, ose afërsisht 1,361.47 dollarë amerikanë, ndërsa gjashtë të tjerë morën gjashtë muaj burgim dhe një gjobë prej 2,000 dirhamësh, ekuivalente me 544.59 dollarë amerikanë.

Tre të tjerët u dënuan me tre muaj burg dhe do të duhet të paguajnë 1,200 dirhemë, ekuivalente me 326.75 dollarë amerikanë.

Koulibaly përmes një deklarate ka kërkuar lirimin e tifozëve senegalez, të cilët po mbahen si të burgosur në Marok.

“Nuk po ecni vetëm. Pas jush është një komb i tërë. Dhe në krahun tuaj janë lojtarët tuaj, vëllezërit tuaj, të bashkuar në dinjitet dhe durim. Lufta jonë e vetme, shpresa jonë e vetme, është t’ju shohim të lirë dhe të ribashkuar me familjet tuaja. Qëndroni të fortë! Ne mbetemi të përkushtuar për të mbështetur familjet tuaja me zemër dhe përgjegjësi. Dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar lirinë tuaj nesër. Lironi mbështetësit tanë!

Ne nuk donim ta politizonim situatën tuaj. Nuk donim ta publikonim më tej një çështje tashmë të ndjeshme. Dhe, mbi të gjitha, nuk donim të tërhiqnim vëmendjen në një luftë që kishte vetëm një qëllim të përbashkët: lirimin tuaj.

Duket se kjo çështje shkon përtej sferës së sportit dhe kjo është për të ardhur keq. Për dy vende që e quajnë njëri-tjetrin miq, si Maroku dhe Senegali, gjërat nuk duhet të kishin shkuar kaq larg.”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Koulibalyt./IndeksOnline/