Koulibaly me Covid-19, Manolas i lënduar/ Mundësia e artë për Rrahmanin

Skuadra e Napolit ka probleme në fazën defansive pas lëndimit të Kostas Manolas.
Ekipi i Gattusos pësoi humbje nga Genoa me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Në këtë takim mbrojtësi grek, Manolas pësoi një lëndim në kyçin e këmbës – dhe në lojë u inkuadrua Amir Rrahmani.
? | #Manolas, trauma contusivo distorsivo alla caviglia destra
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) February 6, 2021
? https://t.co/qZI0gCDn6I
? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/qWGXOAByxr
Mbrojtësi i Kosovës luajti nga minuta e 69-të dhe pritet që në ndeshjen e ardhshme të luaj nga fillimi për shkak të problemeve që ka në mbrojtje ekipi i Napolit.
Koulibaly ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe do të izolohet për 2 javë, kurse Manolas lëndoi kyçin e këmbës – që do ta lë atë jashtë për më shumë se 2 javë./IndeksOnline