Koulibaly “rrëfehet” për autogolin ndaj Juventusit
Në një intervistë për “Corriere dello Sport|, Kalidou Koulibaly, ka folur në lidhje me humbjen ndaj Juventusit dy javë më parë. Partenopei ishte rikthyer nga 3:0 për të barazuar shifrat në pjesën e dytë, por më pas mbrojtësi shënoi një gol të vetin në momentet e fundit të lojës.
Loja ishte vërtet e çmendur, pasi fillimisht Napoli dukej të ishte plotësisht jashtë loje. Në pjesën e dytë, megjithatë, ishte radha e skuadrës vendase për tu kujdesur, pasi futbollistët e Ancelotti arritën të shkrinin epërsinë e tri golave.
Mysafirët madje patën shanse ta fitonin atë, por më pas erdhi autogoli i Koulibalyt, shkruan Indeksonline.
Sidoqoftë, Koulibaly zbuloi në intervistë se u “shërua” shpejt, falë dashurisë së fansave. Sezonin e kaluar, në të vërtetë, ai ishte ai që vulosi fitoren 1-0 në Juventus.
“Ishte një ditë shumë e vështirë një ditë pas autogolit. Megjithatë, unë u shërova shpejt, “deklaroi ai.
Nesër në mbrëmje, lojtarët e Ancelottit, do të përballen me Sampdorian në ndeshjen e tyre të parë të sezonit në shtëpi. Pas humbjes ndaj Juves, ata do të kërkojnë të marrin hak./Indeksonline/