Kounde konfirmon rinovimin me Barcelonën

Mbrojtësi i Barcelonës, Jules Kounde, është gati që të rinovojë kontratën me Barcelonën.
Ylli i katalunasve është njëri prej shtyllave të skuadrës, dhe dihej se kampioni spanjoll do ta “blindonte” në “Camp Nou”.
“Po, gjithçka është gati për të rinovuar kur të kthehemi në Barcelonë. Ka ndodhur shpejt,” u shpreh mbrojtësi francez./Indeksonline/