75 Mall Live Search
15:56 / E Diele, 25 Qershor 2023 / AR

Kourtney dhe Travis zbulojnë gjininë e bebit

Kourtney dhe Travis janë në pritje të fëmijës së parë së bashku dhe sipas një videoje të publikuar në Instagram-in e saj (e cila u përpap edhe në TikTok), ata janë në pritje të një djali.

@kardashfanss

♬ original sound – Kardash Fanss

Në video shfaqet Kourt e ulur në prehërin e Travis, i cili i bie baterisë dhe të dy zbulojnë gjininë e bebit dhe më pas, shkëmbejnë një puthje plot pasion.
 
Kourt dhe Travis janë përpjekur shumë të kenë një fëmijë dhe më në fund ia dolën. Lajmin e pritjes së ëmbël e dha vetë ylli i “The Kardashians”, e cila përmes një pankarte “Travis, jam shtatzënë”, njoftoi njerëzit se po, do të bëhen prindër.

Kourt është nëna e 3 fëmijëve të tjerë, Mason (13 vjeç), Penelope (10 vjeç) dhe Reign (8 vjeç), për të cilët bashkëprindëron me ish-in, Scott Disick.

Edhe Barker ka fëmijë me ish-gruan e tij, Shanna Moakler: Landon (19 vjeç), Alabama (17 vjeç) dhe Atiana (24 vjeç).