75 Mall Live Search
19:32 / E Diele, 24 Shtator 2023 / AR

Kourtney kapet në gënjeshtër, akuza të forta ndaj saj

Kourtney Kardashian po përballet me një akuzë nga kryebashkiaku i Malibu, i cili pretendon se të afërmit e saj kanë gënjyer për të organizuar një festë.

Sipas Bruce Silverstein, thotë se përgjegjësi i ngjarjeve të Kourtney ka paraqitur një kërkesë që kinse do të bëjnë një festë për “babyshower”, transmeton Indeksonline.

Ata kërkuan që procedurat e lejes të përshpejtohen.

Kryebashkiaku tha se gjithçka ishte një mashtrim, për shkak se festa ishte organizuar për të performuar markën e Kourtney “Poosh Camp”.

Ai tha se aplikimi ishte për 94 persona dhe do të merrnin pjesë në ‘babyshower’, por në fakt, në realitet, ishin rreth 600 të ftuar dhe u ftuan për markën “Poosh”.

Kourtney Kardashian

“Unë e kuptoj që ngjarja është përfaqësuar si ‘baby shower’ që po organizohet nga pronari. Të dyja këto përfaqësime janë në kundërshtim me atë që më tha planifikuesi i ngjarjes gjoja që ishte se shtëpinë po e “marrë me qira” për një “ngjarje me ndikim”, tha ai.

Kryebashkiaku Silverstein po kërkon një hetim të brendshëm për të përcaktuar nëse ndonjë punonjës i qytetit ishte “bashkëpunëtor” në mashtrimin e supozuar.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak është caktuar për të hënën./Indeksonline/

Kourtney Kardashian