08:11 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / C E

Kourtney Kardashian fejohet me Travis Barker

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë fejuar. Bateristi 45-vjeçar i propozoi yllit televiziv nën perëndimin e diellit të Dielën në Montecito, Kaliforni. Barker kërkoi të martohej me të në një ambient të dekoruar me trëndafila të kuq dhe qirinj të bardhë.

Kardashian konfirmoi lajmin emocionues të dielën në mbrëmje, duke postuar dy fotografi nga ky moment në Instagramin e saj. “Përgjithmonë,” mbishkroi Kardashian duke etiketuar Barker, i cili ri-postoi imazhin në Instagramin e tij.

245846350_401908358183402_4292444030374081768_n

Kardashian dhe Barker u lidhën për herë të parë në fund të vitit 2020 dhe Us Weekly konfirmoi romancën në janar. Një dëshmitar okular tha se propozimi u bë pikërisht kur po perëndonte dielli dhe se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ishin të dy të pranishëm.

Kourtney Kardashian Travis Barker Engaged Ring

“Kourtney dukej shumë e befasuar kur pa Khloe dhe Tristan atje. Travis e shoqëroi Kourtney deri në plazh, ku kishte vendosur lule të kuqe dhe të bardha të vendosura në formë zemre. Kourtney shihej e buzëqeshur dhe e habitur.“, tha burimi.