11:54 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kourtney “pushton” kryefaqen e revistës “Vogue”

Kourtney Kardashiani është motra e madhe e familjes së njohur Kardashian.

Ajo është një imazh mjaft i dashur për publikun me paraqitjet e saj qoftë në televizion apo edhe në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Duke qenë mjaft e njohur, ajo së fundmi ka bërë me dije se ka “pushtuar” kryefaqen e revistës prestigjioze “Vogue” në degën e tyre në Arabi.

“Një nder i veçantë të jesh në ballinën e “Vogue” Arabia për sezonin korrik-gusht”, ka shkruar ajo përkrah fotografive që ka publikuar. /IndeksOnline/