Kourtney Kardashian thyen heshtjen, tregon se a është shtatzënë

Kourtney Kardashian reagoi shpejt dhe prerë ndaj zërave që thonin se mund të jetë shtatzënë për herë të pestë, pas pushimeve të fundit në Itali.
Pas disa fotografive të saj në bikini në Instagram, ndjekësit nisën menjëherë me komentet se ajo është në pritje të ëmbël.
Por ylli i “The Kardashians” nuk la dyshim. Ajo iu përgjigj në mënyrë epike:
“Jam duke i dhënë gji (djalit), duke ngrënë akullore, focaccia, pasta, nuk po bëj palestër dhe po jetoj jetën time më të mirë”, ka thënë ajo.