14:30 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / AR

Kourtney s’e lejon Travis t’i vendosë djalit këtë emër, a e ka me të drejtë?

Travis Barker tregoi se si do t’ia vinte emrin djalit që pritet të lindë, nëse bashkëshortja e tij, Kourtney Kardashian do ta lejonte.
 
“Më pëlqen Rocky 13”, tha bateristi i Blink-182, në episodin e ri të “Goat Talk”, përballë vajzës së tij Alabama Barker, megjithatë shtoi se e di shumë mirë që është e keqe.

Kourtney s’e lejon Travis t’i vendosë djalit këtë


Travis tha se ishte në dijeni që emri ishte “i keq”, por kohët e fundit e mendon shpesh dhe madje, u mundua edhe ta justifikojë zgjedhjen e tij, duke shtuar: “Rocky George luante në kitarë për “Suicidal Tendencies” dhe 13 është numri më perfekt i të gjitha kohërave”.

Kourtney s’e lejon Travis t’i vendosë djalit këtë


Alabama, nga ana tjetër, s’u duk fare e bindur për zgjedhjen e të atit dhe tha se vëllai i saj do të kishte ca vështirësi në shkollë me këtë emër. Gjithsesi, duhet theksuar që Travis dhe Kourt e kanë menduar emrin e vogëlushit, ndryshe nga Khloé, e cila priti të lindte djali që t’i vendoste emrin.