75 Mall Live Search
15:32 / E Shtunë, 11 Prill 2020 / indeksADMonline

Kourtney thotë se dëshiron të ketë edhe një fëmijë, teksa shfaqet në formë të mirë

Kourtney Kardashian duket se dëshiron një fëmijë të katërt – ajo tashmë ka Mason, Penelope dhe Reign me ish-partnerin, Scott Disick.

Pasi fansat komentuan se ajo dukej shtatzënë në një portret mahnitës të ndarë në Instagram të Premten, 39-vjeçarja tha se ajo shpreson për këtë.

‘Lutem për këtë,’ tha motra e Kim Kardashian, ndërsa shtoi një emoji lutjeje.

Imazhi i Kourtney e bëri atë të duket më e plotë pasi ajo kishte veshur një fustan portokalli, i cili ishte i mbërthyer vetëm afër gjoksit.

Vitin e kaluar Kourtney u fotografua me ish-in e saj,Younes Bendjima, ata u fotografuan dorë për dore. Por dyshja nuk janë parë së bashku tash e sa muaj./Indeksonline/