75 Mall Live Search
20:36 / E Premte, 07 Prill 2023 / Gj. Sh

Kovacic nxjerr në shesh problemet që kishin futbollistët me Potterin

Mateo Kovacic deklaron se problemi i Chelsea-t nuk ishte vetëm trajneri. Mesfushori kroat i bluve të Lodrës pranon se ishte më e lehtë të shkarkohej Graham Potterin sesa e gjithë skuadra.

“Të jem i sinqertë, duhet të përmirësohemi. Është më e lehtë të shkarkosh trajnerin sesa 30 lojtarë, por fajin e kemi edhe ne. Ne duhet të jemi më të mirë. Duhet ta falënderojmë Potterin, i cili bëri një punë të mirë, por nuk ishte e lehtë kur kishte kaq shumë ndryshime, kështu që ishte e vështirë edhe për të”.

Chelsea ka vënë bast duke rikthyer Frank Lampardin: “Ai është dikush që njoh. Ishte trajneri ynë dhe është një lajm i mirë që ai është rikthyer. Do të përpiqet të ndryshojë gjërat, sepse aktualisht nuk jemi mirë”.