11:55 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kovacic prezantohet te Chelsea, befason me fjalët e tij

Chelsea ka përfunduar transferimin e Mateo Kovacic nga Real Madrid një ditë pas transferimit rekord të portierit, Kepa Arrizabalaga.

Kroati u largua nga Santiago Bernabeu pasi nuk arriti të mposht konkurrencën e Toni Kroos, Lika Modric dhe Casemiro.

Ai është shprehur shumë i lumtur për transferimin e tij në Londër.

“Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që jam këtu në Chelsea. Është një ndjenjë e mahnitshme. Do të përpiqem të bëj më të mirën për këtë klub”, ka thënë Kovacic.

“Është një ligë e re për mua, fillimi është gjithmonë i vështirë, por jam i sigurt se trajneri dhe shokët e mi të ri do të më ndihmojnë dhe unë pres një sezon të mirë”, shtoi kroati.

Kovacic është transferuar si huazim nga kampionët e Evropës. /IndeksOnline/

@mateokovacic8 is a Blue! ? #WelcomeKovacic #CFC #Chelsea

A post shared by Chelsea FC (@chelseafc) on