75 Mall Live Search
12:53 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / B O

Kovacic shumë afër Manchester Cityt

Mateo Kovacic është afër largimit nga Chelsea. Mesfushori kroat ka arritur marrëveshje verbale me Manchester Citytn.

Agjenti i lojtarit pritet që të nis bisedimet mes dy skuadrave dhe gjasat që të gjindet një marrëveshje janë tejet të mëdha.

Kjo pasi që lojtari nuk pëlqehet aq nga trajneri i ri Pochettino që ka në plan të sjellë një emër të madh në mesfushën e Chelseat.

Kovacic është kërkesa e parë e Guardiolës për afatin kalimtar të verës pasi kroati çmohet shumë nga trajneri spanjoll për kontributin që jep në çdo lojë në aspektin fizik./Indeksonline/