75 Mall Live Search
08:41 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / G T

Kovaçiq i bëri “rrotë” mesfushorët e Barcelonës dhe asistoi te goli i Grealish-it

Skuadra e Manchester Cityt ka pësuar një tjetër humbje në miqësoret para-sezonale, tani nga Barcelona pas penalltive.

Mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Jack Grealish, shënoi një gol të bukur në minutën e 60’të për t’i barazuar shifrat në 2:2, shkruan Indeksonline

Por ky gol i bukur erdhi falë një super vrapimi nga Mateo Kovacic.

Mesfushori kroat i bëri “rrotë” kundërshtarë e tij nga Barcelona dhe dhuroi një super asist për bashkëlojtarin e tij.

Kujtojmë që në penallti ishte skuadra e Hansi Flickut ajo që fitoi me rezultatin 1:4./Indeksonline/