75 Mall Live Search
10:16 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kovaq ende s’po e beson se nuk kanë pranuar gol nga Liverpooli

Në një stadiumin si ai i “Anfield Road” përballë një ekipi si Liverpooli, barazimi pa gola mund të quhet një rezultat pozitiv. Këtë e ka pranuar edhe trajneri i Bayern Munchen, Robert Kovaq.

Trajneri i gjigantit gjerman iu ka thënë lojtarëve pas ndeshjes se ende s’po e beson që kanë dalur nga “Anfield” pa e pësuar asnjë gol.

“Nuk më kujtohen shumë klube që kanë shmangur humbjen dhe nuk kanë pësuar gol këtu. Diferencat në këtë nivel janë të ngushta. Tani të presim dhe të shohim se çfarë do ndodhë në ndeshjen e kthimit. Kritika? E dinim që nuk do e mbanim topin 80%, por mund të kishim qenë më cinikë në 1/3-at e fundit të fushës”, tha tekniku i Bayern Munchen./Indeksonline/