Kozaku tregon sa gjatë do rrijë Cllevio në qeli

TikTok-eri i njohur Kozak ka reaguar në rrjete sociale pas arrestimit dhe ekstradimit të reperit të njohur Cllevio nga Dubai drejt Shqipërisë.
Në një postim në Instagram, ai ka publikuar një foto me mbishkrimin:
“Free gango! Mos u gëzoni, shumë 6 muj burg ka”, duke lënë të kuptohet se sipas tij, Cllevio do të qëndrojë pas hekurave për vetëm 6 muaj.

Kujtojmë se javën e kaluar Cllevio është ekstraduar nga Dubai në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, në bashkëpunim mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit.