75 Mall Live Search
16:13 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / AR

Kozhani i PDK-së: QKMF-në në Lipjan do ta bëjmë me pajisje moderne për mamografinë

Kandidati i PDK-së për kuvendin komunal të Lipjanit, Herolind Kozhani sot është takuar me gratë kandidate për asamble me të cilat biseduan për zgjedhjet e 17 tetorit si dhe rëndësinë e kontrolleve mjekësore sepse ekzaminimi klinik i gjirit rekomandohet të bëhet një herë në vit ose së paku çdo 2 vjet.

Përmes një postimi në Facebook, Kozhani tha se gjatë qeverisjes së tij do të pajisin QKMF-në me pajisje më moderne sa i përket mamografisë, andaj secila femër do t’i marrë këto shërbime falas dhe në kohë të shpejtë.

Postimi i plotë:

TETORI – MUAJI ROZË

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit për popullatën në të gjithë botën e veçanërisht në Kosovë.

Tashmë të gjitha nënat e Komunës së Lipjanit e dinë që mamografia e cila identifikon kancerin e gjirit, prej kohësh ka pasur defekte e probleme teknike, ndërkohë si pasojë e neglizhencës së Komunës për ta riparuar atë ka humbur edhe besimi i grave ndaj institucionit të Komunës.

Ne si PDK në kuadër të aktiviteteve tona sot jemi takuar me gratë kandidate për asamble për zgjedhjet e 17 tetorit me të cilat bashkëbiseduam për rëndësinë e kontrolleve mjekësore sepse ekzaminimi klinik i gjirit rekomandohet të bëhet një herë në vit ose së paku çdo 2 vjet.

Gjatë qeverisjes sime ne do ta pajisim QKMF-në me pajisje më moderne sa i përket mamografisë, andaj secila femër do t’i marrë këto shërbime falas dhe në kohë të shpejtë.

Partia Demokratike e Kosovës dega në Lipjan solidarizohet me të gjitha gratë e prekura nga kanceri i gjirit dhe i inkurajon që të gjithë të bëjnë jetë të shëndetshme!