75 Mall Live Search
19:10 / E Martë, 15 Tetor 2024 / MSH

KPK-ja do të shpallë konkurs për kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti takimin e 255-të, në të cilin diskutoi pikat e parapara në rendin e ditës.

Në mes të tjerash, në mbeldhje u miraua shpallja e konkursit për kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe konkursi për pesë kryeprokurorë të prokurorive themelore të qyteteve: Prizren, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë dhe Pejë.

Konkursi pritet të hapet më 21 tetor, shkruan IndeksOnline.

Vendimet e tjera që u morën në takimin e sotëm janë si në viijim:

  • U themeluan dy panele vlerësuese për kandidaturat për Kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe për kryeprokurorë të pesë prokurorive;
  • U miratua Rregullorja për Transferimin dhe Avancimin e Stafit Administrativ në Sistemin Prokurorial me propozimet dhe ndryshimet e bëra nga anëtarët e Këshillit gjatë këtij takimi, rregullore kjo, që hynë në fuqi nga dita e sotme;
  • U aprovua Dokumenti i politikave të trajnimit dhe Planin i nevojave për trajnim për vitin 2025;
  • U caktua prokurorja Merita Bina Rugova në detyrën e Udhëheqëses së Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar në Prokurorinë Speciale me mandat katërvjeçar;
  • U aprovua dorëheqja e prokurorit Arianit Salihu nga detyra e Udhëheqësit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë;
  • U caktua prokurori Besart Mustafa në detyrën e Udhëheqësit të Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë me mandat katërvjeçar;
  • U lirua nga ngarkesa më lëndë në masën prej 30 përqindësh Udhëheqësin e Departamentit për Krime të Rënda dhe Udhëheqësin e Departamentit për të Mitur, kurse në masën prej 50 përqindësh Udhëheqësin e Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prishtinë deri në nxjerrjen e Udhëzimit Administrativ;
  • U refuzua kërkesa e prokurorit Qazim Xharra për ricaktimin e tij në Prokurorinë Themelore në Prizren;
  • U aprovua dërgimi i propozimit për lirim nga detyra të prokurorit Dushko Manitasheviq te Presidentja e vendit për shkak të arritjes së moshës së pensionimit;
  • U lirua deri më 31 dhjetor 2024 nga pranimi i lëndëve në masën prej 50 për qind prokuroren e Prokurorisë së Apelit, znj. Nazan Shero, e cila është anëtare e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve dhe  
  • U autorizua Kryesuesi Hajdaraj për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës për shkëmbimin e parcelës, e cila është në pronësi të KGJK-së te Pallati i Drejtësisë me ndërtesën e KPK-së në Objektin C te Pallati i Drejtësisë, e cila është duke u shfrytëzuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.