15:56 / E Hënë, 17 Qershor 2024 / LB

KPK publikon emrat e kandidatëve për prokurorë të rinj që kaluan testin me shkrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës publikoi listën e kandidatëve që kanë kaluar testin me shkrim.

Ky proces po zhvillohet në kuadër të rekrutimit të 24 prokurorëve të rinj, njofton Klankosova.tv.

Në këtë listë dallohen disa emra që e kanë kaluar këtë fazë, si emri i Nita Lumezit, e që mund të jetë familjare e ish-kryeprokurorit, Aleksandër Lumezit, e njëjta vlen dhe për Vilson Malokun, djali i liderit të KPK-së, Jetish Maloku.

Në test kanë marrë pjesë 281 kandidatë, prej tyre 150 djem dhe 131 vajza.