75 Mall Live Search
20:33 / E Premte, 22 Shtator 2023 / Gj. Sh

KPM-ja dhe AKRK-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për mbrojtjen e konkurrencës në tregun medial

Komisioni i Pavarur i Mediave dhe  Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës, kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi për mbrojtjen e konkurrencës në tregun medial.

KPM-ja përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se memorandumi u nënshkrua nga z.Jeton Mehmeti-Kryetar i KPM-së dhe znj.Neime Binaku Isufi-Kryetare e AKRK-së.                                                                           

Qëllimi primar i këtij Memorandumi është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet palëve në funksion promovimit dhe zhvillimit të konkurrencës së tregut të lirë, me fokus tek çështja e pronësisë së mediave.

Memorandumi ka për synim  përcaktimin e modaliteteve, instrumenteve  dhe mënyrave të bashkëpunimit në mes të palëve nënshkruese, me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve në fushat respektive që palët nënshkruese i rregullojnë.

Kjo është bërë me qëllim të lehtësimin e shkëmbimit të informacionit zyrtar të nevojshëm, të cilin palët marrëse e trajtojnë në nivel të konfidencialitetit sipas obligimeve ligjore, në bazë të ligjeve respektive të konkurrencës dhe mediave.

Gjithashtu palët do të ngritin nivelin e angazhimit reciprok në proceset e hartimit të akteve nënligjore dhe ligjore në fushat respektive si dhe në evitimin e rasteve të mundshme të kolizionit ligjor në fushëveprimet që autoritetet i rregullojnë.