KPMShC ja anulon KQZ-së konkursin për zv/kryeshef ekzekutiv

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ia ka ndaluar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zgjedhjen e zv/kryeshefit ekzekutiv. Deri te ky vend ka ardhur pas ankesës së parashtruar nga Islam Demolli, zyrtarë i lartë komunal i zgjedhjeve në Podujevë.
Në vendimin e KPMShC-së që ka siguruar IndeksOnline thuhet se është aprovuar pjesërisht si e bazuar ankesa me numër A.NR.480/2019 e datës 20.08.2019 e parashtruar nga ankuesi Islam Demolli.
Shfuqizohet vendimi me Nr.630/19 i datës 7.06.2019 për kandidatin e suksesshëm Besnik Buzhala, për pozitën e zv/kryeshefit ekzekutiv të KQZ-së.
Anulohet procedura e rekrutimit për pozitën “zv/kryeshef ekzekutiv i KQZ-së” i shpallur me datë 20.04.2019 nga KQZ dhe të gjitha vendimet që rrjedhin nga kjo procedurë.
Obligohet kryetari i KQZ-së dhe Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së që të ndërmarrin të gjitha veprimet për zbatimin e këtij vendimi brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi.
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, duhet të njoftohet me shkrim pas ndërmarrjes së veprimeve në pajtim me këtë vendim.
Në këtë vendim janë dhënë edhe arsyetimet:

